I burgosuri rrëzohet nga trageti në Pire, kërkohet në det me anije dhe helikopter


Një i dënuar në burgjet greke, po kërkohet prej orësh me anije dhe helikopter në det. Ai ndodhej në një traget të linjës “SAMOS ISLAND” që udhëtonte nga Porti i Pireut me drejtim Psarë, Kios dhe Mytilin.

44 vjeçari do të transferohej në Kiros dhe ishte i shoqëruar me policë, mirëpo në rrethana që mbeten ende të paqarta, është rrëzuar nga trageti dhe ka rënë në det të hapur.

Trageti ishte nisur prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për të burgosurin që ka rënë në det. Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkim Shpëtimit (EKSED) vazhdon kërkimet me dy mjete lundruese të portit, një anije kalimtare dhe një helikopter.

Baby Boo