I bllokuan llogarinë bankare gjatë ndërhyrjes, e reja ngel me buzë të fryra


Ylli pakistanez i TikTok, Hareem Shah ka publikuar një video të ku shfaqej me buzët gjysmë të fryra duke treguar se u detyrua që të linte përgjysmë procesin e fryrjes së buzëve pasi mësoi se llogaria e saj bankare ishte ngrirë.

Në video duket e reja me gjysmën e buzës së sipërme të fryrë duke shpjeguar se duhej të largohej urgjentisht pasi mori një telefonatë për një hetim për pastrim parash kundër saj. Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit (FIA) kishte nisur një hetim për pastrim parash kundër yllit të TikTok në fillim të këtij muaji pasi ajo pretendoi se kishte udhëtuar nga Pakistani në Mbretërinë e Bashkuar me një sasi të konsiderueshme parash.

Baby Boo