I bien aksionet në bursë pasi tymosi hashash

Kjo cigare marijuane, e konsumuar gjatë një transmetimi direkt në televizion nga administratori i Teslas Elon Musk, i kushtoi ndërmarrjes inovatore 10 % të aksioneve të saj në bursën amerikane.

Baby Boo Tinex

Ndonëse Musk pranoi se nuk ishte një konsumues i drogave, shfaqja me një cigare marijuanë ngjalli indinjatë dhe solli dorëheqjen e dy titullarëve të shtëpisë amerikane të makinave elektrike. Drejtori ekonomik Dave Morton dhe shefi i Burimeve Njerëzore, Gaby Toledano lajmëruan se nuk janë më pjesë e Teslas.

Për pasojë aksionet e Teslas pësuan një pikiatë në bursë, duke rënë me rreth 10 % niveli më i ulët në dy vitet e fundit. Gjigandi industral teknologjik po kalon një nga momentet më të vështira që prej themelimit në vitin 2003.

Elon Musk, që është edhe një prej themeluesve, çuditi jo pak kur shprehu dëshirën për të privatizuar kompaninë, një vendim që më pas u mohua nga ai vetë.

Restorant Lumare