I bëri serenatë poshtë dritares së spitalit, i moshuari italian merr lajmin e hidhur për bashkëshorten e tij (VIDEO)


Video e 81-vjeçarit, Stefano Bozzini duke luajtur me fizarmonikë poshtë dritares së dhomës ku ishte shkruar gruaja e tij, e infektuar me Covid-19 u bë virale në rrjet.
Të shumtë ishin ata që e përgëzuan dhe emocionet e dhuruara, ndërkohë që një lajm i trishtë ka mbërritur në adresë të tij.

Edhe pse bashkëshortja e tij, Carla Sacchi e fitoi betejën me Covid-in, ajo nuk mundi t’i shpëtonte problemeve të shkaktuara prej virusin, duke humbur jetën.
Kryebashkiakja e Piacenzës, Patrizia Barbieri vlerësoi veprimin e burrit, por shprehu keqardhjet se ai nuk kishte pasur mundësi për t’i dhënë përqafimin e fundit gruas së tij me të cilin ishte martuar prej 47-vitesh.

Baby Boo