I akuzuari për vrasje ikën nga salla e gjyqit, publikohen pamjet e arratisjes


Video shokuese tregon momentin kur i dyshuari për vrasjen ikën nga gjykata

Disa pamje tronditëse të publikuara nga Zyra e Sherifit të Qarkut të Washingtonit tregojnë momentin kur një i dyshuar për vrasje u arratis nga një sallë gjyqi.

Edi Villalobos, 28 vjeç, iku nga ndërtesa e gjykatës pasi u çlirua nga pranga para fillimit të seancës në Oregon.

Ai do të gjykohej me dyshimin për vrasjen e shkallës së dytë të Artemio Guzman-Olvera, 33 vjeç, mes akuzave të tjera.

Videoja tregon Villalobos duke kërcyer mbi një karrige dhe duke vrapuar jashtë ndërtesës, duke bëre që oficerët të vrapojnë pas tij.

Pas një procesi kërkimi prej dy orësh, ai u gjet i fshehur nën një batanije në një dollap, pasi hyri në një apartament.

Baby Boo