I akuzuar për seks skandalin me të punësuarën, gjykatësi Besnik Avdija zgjidhet kryetar i Gjykatës Civile-Shkup


Përkundër skandalit seksual me një punonjëse në objektin e gjykatës, me 11 vota “për”, Besnik Avdija u zgjodh kryetar i Gjykatës Civile-Shkup.

Në këtë drejtim, anëtarët arsyetuan se nuk ka procedurë, përgjegjësi penale dhe shkelje disiplinore për të votuar kundër. Ata kanë vlerësuar gjithashtu se ai ka kaluar testin e integritetit.

Meri Radeva tha se Avdija ka vlerësim pozitiv dhe i plotëson të gjitha kushtet e tjera të parapara me ligj. Ajo për videon seksuale tha se daton në vitin 2019 dhe kjo nuk është arsye për të mos u zgjedhur, kur nuk ka fakte të vërtetuara dhe duke pasur parasysh se peticioni i bërë nga një person ende nuk është diskutuar. Nëse konstatohet se ka arsye për mos kryerjen e atij funksioni, Këshilli do të veprojë, tha ajo.

Gjyqtarja Antoineta Dimovska, nga ana tjetër, tha se ka qenë i vetmi kandidat që i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe personalisht duke e parë videon nuk mund të thuash se do të ishte pengesë dhe nuk ka asnjë procedurë për të hetuar në detaje.

Avdija ishte kandidati i vetëm për kryetar të Gjykatës Civile-Shkup.

Baby Boo