I akuzoi mjekët për vdekjen e gjyshes me COVID-19, Spitali i Vushtrrisë i reagon qytetarit


Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka reaguar ndaj një shkrimi të një qytetari për trajtimin sipas tij joadekuat të familjares së tij tani më të ndjerë M.D. 1944 nga Skenderaj. “Përshëndetje miq dua ta ndaj një lajm me ju dje në orët e vona gjyshja ime e sëmurë me virusin COVID-19 ndërroi jetë nga moskujdesi i doktorëve. Gjyshe i lehtë qoftë dheu për ty” thuhet në postimin e qytetarit. Përmes një postimi në Facebook në reagimin e spitalit thuhet se pacientja në fjalë është pranuar në Spitalin ‘’Sheikh Zayed’’ me datën 15.08.2020 në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Po ashtu spitali ka dhënë sqarimin e vet rreth këtij shkrimi.
Reagimi i plotë:
Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri lëshon këtë sqarim publik me rastin e një shkrimi personal që nuk reflekton të vërtetën për rastin në fjalë. Në pajtim me të dhënat e mbledhura nga koordinatori mjekësor dhe mjekët e rastit në fjalë në Spitalin e Vushtrrisë po ju njoftojmë si në vijim përkitazi me ankesën e paraqitur nga E. D. ndaj Spitalit për trajtim jo adekuat të familjares së tij tani më të ndjerë M. D. 1944 nga Skenderaji.

Pacientja në fjalë është pranuar në Spitalin ‘’Sheikh Zayed’’ me datën 15.08.2020 në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Me saturim shumë të ulët 69 si dhe me sëmundje të tjera shoqëruese si diabet i tipit 2 dhe Hipertension. E njëjta është diagnostifikuar po ashtu edhe pozitiv me COVID-19. Për shkak që nuk ka pasur vend në mjekimin intensiv e ndjera është pranuar në repartin e Internos. Po në natën e pranimit pas orës 01.00 e ndjera është intubuar në po të njëjtin repart edhe krahas mbikëqyrjes mjekësore nga specialistët e repartit mbikëqyrja e vazhdueshme është realizuar nga anesteziologu.

Duke pas parasysh së gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë është provuar të transferohet në QKUK, por për shkak të mbingarkesës edhe në QKUK, nuk është lejuar transferimi. Me datën 17.08.2020, po sa është liruar një vend në mjekimin intensiv është transferur në mjekimin intensiv të Spitalit tonë.
E ndjera është trajtuar me terapi njëjtë sikur se të gjithë pacientët e tjerë me gjendje sikur se kjo, në pajtim me protokollin e MSh-së. Për çka është evidentuar në historinë e saj e gjithë terapia që është aplikuar.

Baby Boo