Hysni Shaqiri: “Rexhail Qerimi, njeriu më i rëndësishëm i UÇK-së, vdiq në rrethana misterioze” (VIDEO)


Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri, i cili në vitin 2001 la mandatin e deputetit për t’iu bashkuar UÇK-së, Hysni Shaqiri, ka marrë pjesë në ceremoninën e varrit të bashkëluftëtarit Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në burgun e Idrizovës.
Shaqiri tha se vdekja e Qerimit ndodhi në rrethana shumë misterioze, ndërsa për bashkëluftëtarin e tij, tha se ka qenë njeriu më i rëndësishëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Rexhail Qerimi ka qenë pjesë e luftës së 2001-shit, një djalë me ideal dhe pasion kombëtar, të ndërtuar me vite të tëra. Ka qenë i përkushtuar për çështjen kombëtare. Ai nuk ka njohur kufi administrativ dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në luftën e vitit 2001, sidomos në momentet më kritike të popullatës, ai iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ka dhënë kontributin e jashtëzakonshë. Ka qenë një njeri i veçantë. Mund të them për Rexhailin, njeriu më i rëndësishëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, tha Shaqiri./Gazeta LAJM

Baby Boo