Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari, BE e kritikon


Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homosek*sualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot. Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar. Kritikët e shohin atë si su*lm mbi të drejtat e komunitetit le*sbik, homose*ksual, bise*ksual dhe transse*ksual (LGBT). Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat sek*suale.

“Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter.

“Kur ne ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne ngrihemi për lirinë e shoqërisë sonë si e tërë”, shtoi ajo.
Në Budapest, muajin e kaluar, kishte pro*testa kundër ligjit.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për sek*sualitet tjetër, përveç heterose*ksualitetit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homose*ksualitetit. “Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai.
Orban ka thënë se liderët evropianë veprojnë si “kolonialistë” me kritikat e tyre ndaj ligjit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kanë sugjeruar që Orban t’i mbrojë vlerat e BE-së ose ta tërheqë Hungarinë nga blloku 27-anëtarësh.

Baby Boo