Hygerta Meta pranon se e qëlloi ajo të atin: Goditi nënën në zemër, mendova se do më vriste


Hygerta Meta ka thënë në dëshminë e saj në gjykatë se ishte ajo që qëlloi me armë ndaj babait të saj Pëllumb Meta, dhe jo vëllai i madh, Hyseni.

Ajo deklaroi se i ati ishte vazhdimisht i dhunshëm dhe pasi ajo refuzoi fejesën, kishte frikë se ai do ta vriste.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vellai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste.

Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, tha ajo.

Baby Boo