Hungaria nuk e jep Gruevskin, vendim për mosekstradim në Maqedoni


Gjykata e Hungarisë e ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ta ekstraduar ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili është arratisur në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar.

“Kushtet për ekstradim nuk janë të vlefshme”, tha gjykatësja.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradim për mbajtjen e burgut prej dy vjetëve për furnizimin e mercedesit në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017-të.

Gruevski sot ka ardhur në gjykatore me pranga, kapelë të zezë dhe syze dielli.
Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari.
Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Maqedonia kërkoi ekstradim, por Hungaria nuk i është përgjigjur kërkesës. Në ndërkohë edhe Interpoli ka refuzuar të publikojë fletë-arrest ndërkombëtar.

Baby Boo