Hungaria dyshon se Gruevski ka marr gjykim të drejtë


Qeveria hungareze nuk është e sigurt se ndaj ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski është bërë një gjykimi i ndershëm në vend.

Kreu i kabinetit të kryeministrit, Viktor Orban, Gergely Gulyas, për herë të dytë këtë javë tha se Maqedonia ka problem me gjyqësorin dhe me kushtet në burgje.

“Ne duhet të marrë parasysh kushtet në burgjet e Maqedonisë, si dhe gjendja me gjyqësorin në Maqedoni, të cilat marrin notat e këqija në raportet e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës gjatë vlerësimit të kërkesës së Nikolla Gruevski për azil në Hungari”, tha Gulyas.

Ish kryeministri Gruevski është në Hungari për më shumë se një javë. Ai njoftoi sot në Facebook se ka marrë azil në këtë vend. Në një post më të gjatë ai shpjegoi pse ai po kërkonte azil në Hungari.

Baby Boo