Humbi jetën dje nga orteku, përcillet për në banesën e fundit zv.ministri Daci


Përcillet për në banesën e fundit, zv.ministri i Diasporës në Kosovë, i cili humbi jetën tragjikisht.

Arian Daci, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëhersh ish kryetar i Kuvendit, Nexhat Daci ndërroi jetë dje në Brezovicë, pasi një ortek bore e zuri poshtë.

Mes lotësh familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit zv.ministrit. Daci la pas gruan dhe dy fëmijë.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit. Bashkë me të në Brezovicë ishte edhe shoku i tij Ardian Bakalli, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Baby Boo