Humbi betejën me virusin korona edhe një person në Kërçovë


Në Kërçovë sot nuk kemi raste të reja të të infektuarve, kemi një person të shëruar, por për fat të keq një person në moshën 74 vjeçare e humbi betejën me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunën tonë mbeti në 286 persona, prej të cilëve 45 janë aktivë, 227 janë shëruar dhe 14 persona kanë ndërruar jetë, informoi mjeku Xhabir Bajrami, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit dhe anëtar i Shtabit të Krizës së Komunës së Kërçovës.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, i të vdekurve është 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018.

Baby Boo