Humb jetën vajza, fotografia e të cilës tronditi botën


Fotografia e 7 vjeçares, Amal Hussein,që u publikua në “New York Times” ka tronditur botën dhe është bërë simbol i konfliktit të gjatë në Jemen.

Mediat njoftojnë se e vogla Amal Hussein ka humbur betejën e saj me jetën.

7 vjeçarja ishte duke vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute.

Nëna e Husseinit, Mariam Ali, tha se zemra e saj ishte “e thyer”.

Amal bëhet me dije se ka ndërruar jetë më 26 tetor.

Fotografia e realizuar nga gazetari Tyler Hicks, fitues i çmimit Pulitzer, shfaq vajzën të shtrirë në një klinikë të UNICEF-it në Aslam të Jemenit, e ku i shihen të gjitha kockat trupore.

Konflikti tre vjeçar midis koalicionit të udhëhequr nga Sauditët dhe Irani ka shkatërruar Jemenin dhe thuhet se janë vrarë të paktën 10,000 njerëz.

Baby Boo