Humb jetën punëtori nga Turqia / Tollovi në klinikë, policia speciale mbron hyrjen e Urgjencës


Dhjetëra qytetarë turq janë mbledhur para Qendrës Urgjente në Kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup, informon Klan Maqedoni.

Arsyeja e grumbullimit, siç raportohet nga terreni, është humbja e jetës së një punëtori ndërtimtarie nga Turqia, i cili kishte punuar në një objekt në Shkup. Forca policore, duke përfshirë edhe njësinë speciale janë të pranishëm, duke mbrojtur dyert e Urgjencës.

Mësohet se i ndjeri ka rënë nga lartësia në objektin ku ka punuar, ndërsa thuhet se ka qenë në moshë të re.

Një pjesë e të pranishmëve janë larguar, pasi viktima është dërguar në morgun e klinikës./KlanMacedonia

Baby Boo