Humb jetën duke vozitur 60 vjeçari nga fshati Tearcë


Një gjashtëdhjetë vjeçar nga fshati Tearcë ka humbur jetën në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur para orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të fshatit Sllatinë, kur T.D. ka dalë nga rruga me mjetin tip “Daewoo”.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e shoferit dhe në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit të TD. është ndjerë keq, pas së cilës ka humbur kontrollin e mjetit.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga RSV Tetovë.

Baby Boo