Humb jetën 48-vjeçari në Golem


Policia e shtetit njoftoi para pak çastesh se në Golem, një person me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

“Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën. Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës” – thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo