Humanizmi nuk ka vdekur


shtë propozuar nga ndjekësit në rrjetet sociale që të shpallet si polici i vitit në Kinë. Gjesti i tij për të ndihmuar një të moshuar të kalojë vizat e bardha ka prekur shumë njerëz. Momenti që ka bërë xhiron e mediave sociale është filmuar nga një kamera sigurie në provincën Shiuan të Kinës.

Një i moshuar tenton të kalojë rrugën sapo ndizet semafori për këmbësorët, por hapët e tij të ngadaltë nuk i mundësojnë të arrijë në trotuar para se ndizet semafori jeshil për automjetet.

Vargu i gjatë i makinave nuk lëviz, përveç një rripi që ndodhet në krahun e majtë të korsisë. Në këtë moment një polic rrugor që rregullon trafikun i afrohet dhe e merr mbi shpinë për ta kaluar në anën tjetër të rrugës.

Pasi e mbajti në kurriz polici e ndihmoi të moshuarin të dilte nga trafiku, duke bërë një gjest që mund t’i kushtojë edhe ngritjen në detyrë.

Baby Boo