Hulumtuesit nga Massachussetts e Shteteve të Bashkuara, e kanë përfunduar projektin Chetah III, duke finalizuar mundësitë e fundit të robotit që ngjanë me getopardin, i cili mund të ngjitet shkallëve, kalon ndërmjet pengesave dhe mund ta mbajë balancën po që se rrëshqet apo e shtyjnë


 Humtuesit nga Massachussetts e Shteteve të Bashkuara, e kanë përfunduar projektin Chetah III, duke finalizuar mundësitë e fundit të robotit që ngjanë me getopardin, i cili mund të ngjitet shkallëve, kalon ndërmjet pengesave dhe mund ta mbajë balancën po që se rrëshqet apo e shtyjnë.

Mund të vrapojë për 12 kilometra në orë, që është shumë më shpejtë se një njeri i zakonshëm. Ka aftësi që të kërcejë nga dyshemeja në tavolinë, apo të hidhet deri në dritaren e katit të parë, ndërsa po që se i dëmtohet njëra këmbë, lëvizë pa problem me tri të tjera.

Bisha mekanike që peshon 40 kilogramë, është sa një qen labrador i rritur, ndërsa mund të ‘ndjejë’ hapësirës, duke lëvizur edhe pa pasur mundësi që të sheh.

Në këtë formë, ky getopard robotik mund të bëj gjueti edhe në errësirë, ndërsa në të ardhmen pritet të shfrytëzohet për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. /Telegrafi/

Baby Boo