Hulumtuesi i zgjedhjeve Nate Silver: Shpallja e Biden si fitues në Arizona duhet të tërhiqet


Hulumtuesi i opinionit dhe parashikuesi i njohur amerikan Nate Silver, themelues i FiveThirtyEight që publikon sondazhet konsideron se përcaktimi i Fox News dhe The Associated Press se Biden fitoi Arizonan duhet të tërhiqet pasi gara atje është shumë e ngushtë për ta deklaruar të mbyllur.

Gara në Arizona po bëhet shumë e ngushtë pasi më shumë vota po numërohen nga qarku Maricopa që shkaktoi që përparësia e Biden ndaj Trump të zbresë. Silver kishte shkruar: “Nuk e di, do të thosha që Biden do të fitoj në Arizona nëse më detyroni të zgjedh, por gjithsesi nuk mendoj se fituesi në këtë ky shtet do të duhej të ishte shpallur nga askush, dhe mendoj se këto do të duhej të tërhiqeshin tani.”

Parashikuesi i zgjedhjeve të MSNBC, Steve Kornacki, kishte përditësuar votimet pas tubës së fundit të fletëvotimeve të numëruara tha se po shtohet tensioni tani pasi Trump kishte 13 mijë vota më shumë.

“Ajo çka tensionon ishte nëse kjo do të ishte grup favorizues për Trump apo Biden? Tani që kemi këto shifra të reja, Donald Trump ka fituar 43966 prej tyre në krahasim me 30322 të Biden. Ai vazhdoi se “Donald Trump po fiton rreth 59 për qind prej këtyre votave.”
MSNBC nuk është e njohur për raportim të paanshëm, madje janë të famshëm për raportime bombastike dhe false për republikanët, dhe Trump posaçërisht. Gazetarja e tyre më e famshme për këto teprime, Rachel Maddow, reagoi siç pritej prej saj pas shpjegimit të Kornacki: “O zot. Kjo është çmenduri.”

Kornacki shtoi se Trump po ecën me ritmin që i duhet tani për tani, apo shumë afër, drejt numrit të votave që i duhet për të tejkaluar Biden në këtë shtet. Ai shtoi se për këtë arsye rrjeti amerikan NBC nuk e ka shpallur Biden si fitues në Arizona, pasi kjo mundësi ekzistonte.

Vetëm The Associated Press dhe Fox News e kishin shpallur fitues Biden në Arizona natën e 3 nëntorit. Më parë ishte raportuar se kishte edhe gabim teknik në raportimin e vendvotimeve të numëruar me 4 nëntor për Arizonas nga gazeta amerikane The New York Times., që po ashtu nuk e ka shpallur si fitues Biden në këtë shtet.

Baby Boo