Hulumtimi i ‘The Sun’: Gangsterët shqiptarë në Angli përdorin nënat shtatzënë për të siguruar lejë qëndrimi


Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat shtatzëna, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre që akoma s’kanë lindur. Këtë hulumtim e ka bërë media britanike “The Sun”.

Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre.

Pra këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ata të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë. Regjistroni fëmijën në emrin tuaj.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun: Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Mashtrimi i imigracionit duke përdorur certifikata false të lindjes është një shkelje serioze dhe kjo është arsyeja pse ne kemi masa për ta parandaluar dhe zbuluar atë.

Baby Boo