Hungaria bllokon 50 miliardë euro fonde të BE-së për Ukrainën

Hungaria ka bllokuar 50 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian për Ukrainën – vetëm disa orë pas një marrëveshje që u arrit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Veto për para shtesë për Ukrainën”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ukraina është shumë e varur nga financimi prej BE-së dhe SHBA-së në luftën me Ukrainën.

Orbani u largua nga dhoma e negociatave para se të arrihej pajtimi për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa 26 liderët e tjerë vazhduan me votimin.

Ukraina po pret aprovimin edhe të paketës për ndihmë në mbrojtje prej 61 miliardë dollarëve nga SHBA-ja – por ky vendim po ashtu është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve mes ligjvënësve demokratë e republikanë.