Hoxhë Shefqet Krasniqi komenton amerikanin të cilit iu vendos zemra e derrit – “Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”


Një 57 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kryelajmi i mediave botërore, pasi të njëjtit i transplantuar zemra e derrit. Kjo procedurë është zhvilluar për herë të parë dhe është shpresëdhënëse për secilin që vuan nga sëmundjet e zemrës.
Mirëpo, një zhvillim kaq të madh në botën e mjekësisë nuk është mirëpritur nga hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi. Sipas tij një veprim i tillë është degradim dhe haram.

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe muslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e Zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi.
Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë musliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.
Një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë të cilit iu vendos zemra e derrit.
Transplanti u krye në një spital në Baltimore.

Baby Boo