Hoxhë nga Peja: Terr*oristi që e vr*au profesorin në Francë u frymëzua në literaturën “islame”


Hoxha nga Peja Drilon Gashi ka thënë se terr*oristi që e vr*au profesorin në Francë duke ia hequr kokën është frymëzuar në literaturën e disa personave që ai i cilëson të padenjë për t’i interpretuar normat islame. Gashi përmes një ligjërate të publikuar në Youtube ka thënë se thirrja që t’i hiqet koka një personi nëse nuk pendohet nuk është ligj i Zotit. Ai ka përmendur disa libra të autorit Ibn Tejmije.

“Medhhebi sekti apo doktrina që shiten si intelektuale e që thërrasin “i kërkohet të pendohet përndryshe i hiqet koka” kjo është një kanun edhe një ligj i vendosur prej disa mullahuvë i vendosur gjatë historisë të ashtuquajtur islame e nuk është ligj i Zotit në Kuran e as i Profetit Muhamed me tëcilin janë urdhëru besimtarët që të veprojnë” ka thënë Gashi. Siç vlerëson Gashi disa njerëz i luftojnë ligjet sekulare të Francës e Evropës ndërsa pranojnë thirrjet për vr*asje të kësaj mënyre që sipas tij vjen prej Ibn Tejmijes.

“Disa njerëz paramendojseni I lu*ftojnë ligjet sekulare vetëm pse ato vijnë prej Francës e prej Evropës ndërsa në anën tjetër nëse vjen prej Ibn Tejmije të vr*itet ata e pranojnë këtë gjë. Edhe njëherë e përsëris: në Kur’an nuk ekziston kjo “pendohet përtndryshe duhet me iu heq koka me shpatë” nuk ekziston ky ligj në Kuran. Nuk ekziston as për dyftyrëshat më të mëdhenj të cilët për Profetin Muhamed gjë s’lënë pa thënë” thotë Gashi.
“Zoti nuk i do besimtarët dyftyrësha. Që shiten si besimtarë e në brendësi të tyre e fshehin pabesimin. Absolutisht jo” thekson hoxha. Ai ka thënë se Kurani i urdhëron besimtarët që kur dikush tallet me profetin të mos qëndrojnë në atë ambient.

Baby Boo