Hoxhë Krasniqi e gjenë vendin ku mund të falet Bajrami: E kemi sheshin si loçkë


Hoxhë Shefqet Krasniqi ka thënë se Bajrami nëse nuk mund të falet në xhami, atëherë mund të ndodhte në sheshin e Prishtinës, pasi që ka hapsirë të mjaftueshme.

Kështu deklaroi ai në Debat Plus, ku ka thënë se ka qenë i qëlluar vendimi për mbylljen e xhamive.

“Ndërmarrja e këtij hapi, nuk ka qenë hap i gabuar, ka qenë i qëlluar, që të merret ky vendim gjithsesi sepse sëmundjet ngjitëse, kjo sëmundje ngjitëse ngjitet shumë leht prej kontaktit njeri në njeri andaj duhet me u distance. Nuk jemi ne të vetmi myslimanët në Kosovë, që janë mbyllë xhamitë, janë mbyllë edhe Meka dhe Medina.Se cka do të bëhet për Bajram, nuk është në dorën time ndërkaq cka do të duhej të bëhej, unë mendoj se natyrisht ka edhe pak kohë, se nëse është situate në kontroll qysh është tani”, tha ai.

Tutje, Krasniqi ka thënë se Bajrami do të mund të falej në sheshin e Prishtinës, apo edhe në stadium.

“Bajramin mos me ua ndalë myslimanëve, duke marrë masa shtesë, ndër to, sipas mendimin tim, distancimi i xhematit, namazin nuk e kiskashalë në xhami, po në sheshe, në Prishtinë e kemi sheshin e madh e kemi loqkë prej kiblës të kthyme prej Hotel Grandit e deri te Ibrahim Rugova. Ndahemi distancë mes vete, ishim organize, e kemi edhe stadiumin, i joni është edhe ai”, tha ai tutje.

Baby Boo