Hoxhë Husamedin Abazi: S’ka politikan që s’e mban në zyrë Nënë Terezën, e asnjë Mulla Idriz Gjilanin


Husamedin Abazi thotë se myslimanët janë të diskriminuar në vendin tonë. Ai thotë se Mulla Idriz Gjilani ka bërë shumë më shumë për Kosovën se Nëna Terezë, ndërkohë vetëm fotoja e nobelistes së paqes ndodhet në të gjitha institucionet e vendit.

Komentet Abazi i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Ne kemi një lloj diskriminimi të shumicës absolute të këtij vendi e që janë myslimanët”, tha Abazi.

“Ne me gjithë respektin që kemi ndaj asaj gruaje të madhe që e kemi pasur si popull, Nënën Terezë, e cila e dimë se është një murgeshë e cila sot nuk ka institucion tek ne, prej presidentes e kryeministrit e të tjerë që nuk e kanë të vendosur fotografinë e saj”, shtoi ai.

“Ajo (Nënë Tereza) nuk është vlerë nacionale. Shumë më vlerë nacionale kishte me qenë Mulla Idriz Gjilanin me pas nëpër institucionet e tona por nuk e ke askund”, tha Abazi.

Abazi tha se ka respektin më të madh për punën e nobelistes për njerëzimin.

“Mulla Idriz Gjilani ka punu, ka luftu dhe ka derdh gjak për këtë vend. Kur është puna për ne Nëna Terezë s’ka bërë sa ka bërë Mulla Idriz Gjilani e shumë të tjerë”, shpjegoi Abazi.

Baby Boo