Hoxhë Aziri fton hoxhallarët që ta thyejnë heshtjen


Rexhail Aziri është ndër hoxhallarët e rrallë, në mos i vetmi, që përkrahë deputetin Muhamed Zeqiri për çështjen e ngritur rreth Bashkesisë Fetare Islame në krye me reisin Sulejman Rexhepi, raporton gazeta Lajm.

Hoxhë Aziri publikisht edhe njëherë kërkon që kreu i BFI-së paqshëm të tërhiqet nga posti i të parit të BFI-së.
“Të kisha lutur reis të largohesh dhe ta lirosh këtë institucion që e ke uzurpuar me klanin tënd, sa nuk të ka fundosur zullumi, ashtu siç ka fundosur shumë zullumqarë tjerë në histori. Liroje vendin për dikë që ka dinjitet, është i përgatitur dhe i gatshëm të marrë përsipër BFI-në”, thekson hoxhë Aziri.

Ai u bën thirrje hoxhallarëve që të mos e heshtin këtë rast.

“Ndërkaq, juve hoxhallarëve ju them se i nderuari deputet Muhamed Ziqiri do ta largojë “sulltanin” nga ajo pozitë e ju do të shikoni në heshtje. Deputeti na dha mundësinë për të reaguar, por ju jeni bë si populli i Musaut. Ju e dini mirë se si është gjendja në BFI. Ende heshtni?”

Muaj më parë, deputeti Muhamed Zeqiri nga foltorja e Kuvendit ka ngre disa pyetje për Sulejman Rexhepin në lidhje me institucionin fetar që e udhëheqë, nga i cili kërkon përgjigje për disa pyetje që duhet të zbardhin të vërtetën për parregullsitë rreth organizimit të haxhit. Zeqiri së fundmi rastin e ka adresuar edhe në Prokurorinë Speciale Publike.

Baby Boo