Hoxhaj e quan Vuçiqin “mjeshtër të lajmeve të rrejshme”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit se gazetari serb i zhdukur që po hetonte vrasjen e Oliver Ivanoviq para zyres së tij në Mitrovicën veriore, është gjetur.

Baby Boo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një konference të jashtëzakonshme kishte njoftuar se gazetari është gjetur shëndosh e mirë, duke mos dhënë arsyetime të tjera, shkruan REL.

Vuçiq kishte ngrehur akuza ndaj Prishtinës lidhur me zhdukjen e gazetarit serb.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiq ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.

“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviçit dhe vrasja e Ivanoviçit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva ishte zhdukur më 13 qershor, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia kishte gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq.

Më 19 maj të këtij viti, ai u ka thënë mediave se është mbajtur për gjashtë orë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Cvetkoviq atëbotë ka thënë se ka shkuar në Kosovë si gazetar sepse ai ka shkruar për hetimet e vrasjes së Ivanoviqit.

Restorant Lumare