Hoxhaj: Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin


Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e Kryeministrit Albin Kurti që të rishikojë marrëveshjen me NATO-n për veriun e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Kurti nuk po mund të mbijetojë politikisht pa ish-Presidentin Hashim Thaci andaj edhe po merret ende me të.
“Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin. Tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur. Edhe tani që presidentin Thaçi nuk e kemi këtu, Kurti prapë po vazhdon të merret me emrin e tij. Zotimet e kryeministrit Thaçi me NATO-n kanë qenë dhe mbeten legjitime dhe faktikisht po zbatohen edhe nga kjo Qeveri, sikur të gjitha ato paraprake. Përndryshe, ky kryeministër do të duhej ta dëshmonte të kundërtën duke ndërmarrë hapa konkret për anulimin e saj. Më shumë sesa për presidentin Thaçi dhe zotimet në esencë, kjo qasje e tregon për inferioritetin e tij patriotik e politik dhe mungesën e vizionit qeverisës. Por, nëse dëshiron të flasim me fakte, qe një: Albin, ti je kryeministri i vetëm në Evropë pa asnjë kontratë për vaksina”, ka thënë ai.

Baby Boo