Hoxha: Zaev kishte dy zgjidhje, ose t’më luftojë, ose t’më bëjë funksionar Qeveritar!


Pas publikimit të lajmit për emërimin e Xhezair Shaqirit – komandant Hoxha, në postin e Këshilltarit për siguri të Kryemininistrit të Maqedonisë Zoran Zaev, është deklaruar edhe vetë Hoxha, shkruan Fakte. Ai në profilin e tij në FB ka sqruar se emërimi i tij në këtë post duhet të ndodhë si pjesë e një marrëveshje të tij me Zaevin, për të mbaruar odiseja e ikjes së tij nga Shkupi.Ai madje shprehet në mënyrë vullgare ndaj atyre që kritikojnë këtë veprim të tij, duke thënë se deri më sot askush tjetër, duke aluduar në subjektet shqiptare, nuk i kishin ofruar asgjë atij.
“Sapo pash disa portale te cilet japin lajmin se un paskem mar post ne Qeverin e Zaevi.

Do mundohem ta sjegoj situaten e krijuar

Mbasi fitoi Zaevi bem nje marveshje politike qe te ja liroj Tanushen e aj te me jep nje post afer tij si garanc per sigurin time

Ne fakt zaevi ka ber nje matematik o te sulmon me forca Tanushen dhe k Hoxhen me pasoja o ta afroj afer qe mos te ket probleme

Menje fjal memir afer sysh per Zaevin te jet kom Hoxha sesa larg dhe me probleme

Un nuk kam ber marveshje me Zaevin per vota

Me mjafton Allahu e se qka thon tjeret pak ka rendesi

Un pres deri ket moment qe Zaevi te respekton marveshjen me ne

Infot qe qarkullojn ne medija pres tei konfirmoi ditet ne vijim

Nese Zaevi ka respektuar marveshjen ben mir sepse esht nje marveshje me interes te madh per te dy palet

Ndegjoj disa komente ofenduese

Kjo marveshje nuk esht aritur me votat e askujt por me rezikun dhe trimerin time edhe disa shokeve te cilet me kan qendruar besnikerish keto 10 vite me arm ne dor ne Tanush

Fundja regjimi i vmro a nenqmoi gjdo qytetar te mk perveq tanushes 10 vite me radh

Per ata te cilet ofendojn… va dhj… shqiptarin tuaj laramane me profila fallce qe ofendoni

Ju dhe lideret tuaj asnjeher nuk me ofruan asgje qe disa vite me mbajtet larg familjes

Sado qe mshifeni mbas profileve falce Allahu dotju identifikon dhe e mer hakun e fitnes qe beni“- ka shkruar Xhezair Shaqipri.

Ndryshe, Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkën Komandant Hoxha, ka qenë ndër komandantët e parë të UÇK-së në Maqedoni. Pas luftës ai formoi partinë e tij politike, PDK, dhe ishte një mandat deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Pas akuzave për veprln penale “rrëmbim” ai u arratis në vendlindjen e tij në Tanushë ku edhe ishte i pakapshëm për forcat policore.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në malësinë e Karadakut, aty ku Hoxha shtrinte autoritetin e tij, partia maqedonase LSDM e kryeministrit Zoran Zaev, mori bindshëm më tepër vota nga të gjitha partitë shqiptare, madje edhe nga partia që është e dalë nga UÇK-ja, BDI. Pas fitores së socialdemokratëve, Hoxha në përcjellje të funksionarëve të lartë të LSDM-së në mënyrë triumfale u kthy i lirë në Shkup, duke iu falemnderuar personalisht Zoran Zaevit për këtë. Por, në postimin e tij të fundit, Hoxha demanton të ketë ndonjë lidhje mes emërimit të tij në kabinetin e Zaevit dhe votave të shqiptarëve të malësisë së Karadakut për LSDM-në në zgjedhjet e fundit parlamentare./FAKTE.Net

Baby Boo