Hoxha: S’mundet që Izet Mexhiti pas 20 vjetëve pushtet absolut, të tregojë se si duhet të bashkohet opozita


Arjanit Hoxha tha se nuk mundet që Izet Mexhiti si person me 20 vjet pushtet në BDI, të tregojë se si duhet të veprojë opozita shqiptare në RMV,l. Hoxha tha se Mexhiti ka qenë identiteti burimor i kritikës së Lëvizjes Besa.

“Unë mendoj se më së paku të drejtë për të qenë unifikues i opozitës mund të jetë formacioni politik i Izet Mexhitit, i cili është identiteti burimor i asaj që ne e kemi kritikuar. Nuk mundet sot pas 20 vjetëve pushtet absolut në të gjitha nivelet, të dilet dhe të tregohet se si duhet opozita të bashkohet dhe se si duhet të veprojë opozita në të ardhmen”, theksoi Hoxha.

Baby Boo