Hoxha: Shqetësimi i Zekirit duhet të merret parasysh, ka arsimtrë të papërgjegjshëm


Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha duke folur për mësimin online në emisionin “Click Plus”, ka deklaruar se vajza e tij edhe pse është në klasën e dytë, zhvillon aktivitete të mësimit në distancë.

Megjithatë, deklaroi se deklarata e deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri tregon se ka edhe arsimtarë të papërgjegjshëm.

“Shqetësimin që e ka ngritur deputeti Zekiri është më tepër në drejtim të asaj që mund të qëllojnë më tepër edhe disa arsimtarë të papërgjegjshëm të cilët edhe nuk e respektojnë. Tash nuk mund t’i fusim të gjithë në të njëjtin grup dhe në të njëjtën kategori, por unë të ju them të drejtën vajzën e kam në klasën e dytë dhe e shoh se sa e mundimshme është për arsimtarët të cilët edhe në kushte të mësimit jo-online duhet t’i përkushtohen së paku dy orë në ditë një fëmije”, tha Hoxha

Baby Boo