Hoxha shpalos detaje nga pakoja e 6 e masave ekonomike


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin për Thirrjen publike të zbatuar për mbështetje financiare nga pakoja e gjashtë e masave për mbështetje ekonomike. Me pakon e gjashtë të masave anti-kovid u përfshinë: ciceronët e licencuar turistik, kompanitë-operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, studio të regjistruara për fotografi dhe këndet e regjistruara të lojërave për fëmijë dhe vendpushime private për fëmijë, kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, sipas të cilit për kategorinë e ciceronëve të licencuar turistik janë ndarë 2 milionë e 460 mijë denarë, me ç’rast 80 ciceronëve turistikë të licencuar do t’ju ndahen përkrahje financiare prej 30.750 denarë.

“Sa i përket kompanive-operatorëve nga industria për organizimin e ngjarjeve, Qeveria solli vendim që 33 operatorëve ekonomik nga kjo veprimtari t’u ndahen afër 15.5 milionë denarë. Pakoja e gjashtë anti-kovid gjithashtu parasheh edhe mbështetjen financiare të studiove të regjistruara për fotografi dhe qendrave të fitnesit, gjegjësisht për të gjithë 184 personat juridikë nga kjo thirrje, t’ju ndahet shuma e përgjithshme prej 12 milionë denarë”, tha Hoxha.

“Njëkohësisht në kuadër të pakos së gjashtë është miratuar edhe informacioni për mbështetje financiare të këndeve të regjistruara për lojëra dhe vendpushimeve private për fëmijë. Për këtë veprimtari janë ndarë 5.5 milionë denarë për 73 persona juridikë që i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në thirrjen publike. Në mënyrë plotësuese dëshiroj të theksoj se shuma e përgjithshme financiare e parashikuar me pakon e gjashtë të masave për ballafaqim me Pandeminë është mbi 35 milionë denarë”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënësi si Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo