Hoxha që mori dhuratë një Mercedes: S’u ba nami, makinë modeste


Hoxha Mazllam Mazllami në një intervistë, ka treguar për surprizën që i është bërë atij nga shokët, që i dhuruan një Mercedes E-Class.

Mazllami thotë se kjo ka qenë një dhuratë modestë nga shokët dhe është veturë e vitit 2013, ka të kaluara pak dhe është ardhur nga Zvicra.

Kjo për mua është normale, sepse ne kemi parë gjithçka, çka ju është dhënë artistëve, artisteve, lojtareve dhe kjo për mua është normale”, u shpreh Mazllami.

“Su ba nami I madh, një makinë, sa hoxha ka marrë makina para meje dhe une i di shumë prej tyre”, shpreh tutje Mazllami.

Kur pyetet ku do ta lesh makinën tjeter, hoxha Mazllami thotë se ai do ta shes makinën dhe do ta shes te ai që ofron më së shumti lekë, dhe me paratë e saj do të ndërtohet një shtëpi për një familje prej 7 anëtarësh. /Lajmi.net/

Baby Boo