Hoxha pas takimit me Zaevin: Do të vazhdojë kjo Qeveri

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka deklaruar se Besa do të mbetet në Qeveri dhe se përbërja aktuale qeveritare do të vazhdojë mandatin e marrë nga populli.

“Nga takimi u dakorduam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti, zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësor dhe të sigurisë”, tha Hoxha pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev.
Deklaroi se takimet do të vazhdojnë dhe se qëllimi i këtij takimi është për “t’u rikonfirmuar orientimin euro-atlantik të vendit”

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë duhet të vazhdojë mandatin e marrë”, përfundoi Hoxha.

Baby Boo