Hoxha Omer Bajrami i gëzohet lajmit se Fero e la muzikën


Këngëtari kosovar, Feronit Shabani i njohur emrin artistik si “Fero”, ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram” ku njofton se ka vendosur që të heq dorë përfundimisht nga muzika.

Fero në fotografinë që ia ka bashkuar postimi shihet me mjekër paksa të rritur, duke treguar se tashmë ka filluar faljen e namazit dhe ka thënë se është penduar për çdo këngë.

“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, tha Fero në shkrimin e tij.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, sidomos nga besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në facebook, hoxha Omer Bajrami ka shkruar se e gëzon ky rast, përkundër se nuk e njeh.

“Nuk e njoh, por më gëzon si rast.. Allahu të forcoftë vëlla në Islam. Allahu t’i kompenzoftë gabimet e kaluara në të mira!”, ka shkruar hoxha Omer Bajrami.

Baby Boo