Hoxha nga Prishtina ka disa fjalë për ata që e larguan nga fotografia gruan me mbulesë


Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka komentuar vizitën e krerëve të shtetit në SHBA dhe takimin me Sekretarin Blinken.

Maliqi ka vënë theksin te prania e një gruaje muslimane me shami në takim.

“Sekretari Amerikan Antony Blinken, ka mirëpritur delegacionin e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke patur në tavolinën e tij zyrtare një grua muslimane e cila e bartë me krenari shaminë edhe gjatë këtij takimi dypalësh’.

Hoxha nga Prishtina ka thënë se edhe institucionet e Kosovës duhet të marrin shembull nga SHBA në trajtimin e grave të mbuluara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna”, ka shkruar Maliqi.

Baby Boo