Hoxha nënshkruan marrëveshjen – Për herë të parë shqiptarët do të menaxhojnë me Liqenin e Prespës


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha nënshkroi marrëveshjen për Liqenin e Prespës.
Hoxha thotë se i dorëzoi kontratën koncesionarit të ri “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit Liqeni i Prespës.

Ai gjithashtu tregoi se Prespafish do të jetë i obliguar të organizojë shërbim roje peshku, përmes mbajtësve të licencuar të rojeve të peshkut, kurse si obligim në pjesën e peshkimit rekreativ, do të duhet të kujdeset edhe për rinovimin e fondit të peshkut rregullisht në këto ujëra peshkues.

Postimi i tij i plotë:
Në brigjet e Liqenit të Prespës, sot i dorëzova kontratën koncesionarit të ri “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit Liqeni i Prespës, si dhe për organizimin e peshkimit rekreativ në zonën rekreative Liqeni i Prespës.
Me dhënien e koncesionit, para së gjithash, do të mundësohet mbrojtja e rezervave të peshkut në ujërat peshkues, si dhe shfrytëzimin ekonomik në një mënyrë të qëndrueshme.

Shpresoj për bashkëpunim të frytshëm me koncesionarin në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive në fushën e peshkimit në aspekt të shfrytëzimit të fondit të peshkut.
Koncesionari do të duhet të punojë në bazë dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Peshkim dhe Akuakulturë dhe të zbatojë me përgjegjësi të madhe detyrimet që dalin nga marrëveshja e koncesionit.

Si koncesionar për peshkimin komercial dhe rekreativ, Prespafish do të jetë i obliguar të organizojë shërbim roje peshku, përmes mbajtësve të licencuar të rojeve të peshkut, kurse si obligim në pjesën e peshkimit rekreativ, do të duhet të kujdeset edhe për rinovimin e fondit të peshkut rregullisht në këto ujëra peshkues.
Liqeni i Prespës paraqet habitat të rëndësishëm ujor dhe është shpallur monument natyre. Obligimi i ynë për gjeneratat e ardhshme është që ta rujanë këtë bukuri që e kemi.

Baby Boo