Hoxha: Lëshuam 1.7 miliardë denarë subvencione për duhanin


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku ka treguar se janë paguar subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar nga korrja e vitit 2020.
Ai për prodhuesit e duhanit ka thënë se meritojnë me shumë se ajo që u është ofruar tani.

Postimi i ministrit Hoxha:
Sot, në llogaritë e 28,168 prodhuesve të duhanit, janë paguar subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar nga korrja e vitit 2020, në vlerë prej afro 1.7 miliardë denarë.
Të dashur prodhues të duhanit, ju i meritoni këto, ju meritoni edhe më shumë.
# MBPEU është gjithmonë në anën tuaj!

Baby Boo