Hoxha: Koalicioni LSDM-Lëvizja BESA do të jetë fitues absolut në zgjedhje


Pas nënshkrimit të koalicionit, LSDM dhe Lëvizja Besa kanë mbajtur edhe konferencën e parë të përbashkët për shtyp në të cilën u paraqitën dy sekretarët gjeneral të dy partive. Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa theksoi se si në aspekt të programit po ashtu edhe në aspekt në kuadrit, ky koalicion del me ofertë konkretë dhe të sinqert për qytetarët. Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin koalicion që sipas Hoxhës do del fitues apsolut në zgjedhjet e 12 prillit.

“Ky koalicion para qytetarëve del me një ofertë konkrete dhe të sinqerë që është në interes të të gjithë qytetarëve, andaj zhfrytëzoj këtë rast ti ftojmë të gjithë qytetarët, posaqërisht shqiptarët që të mbështesin këët kolacion. Vota e tyre do të ketë vlerë të dyfisht në këto zgjedhje, e para votojnë për fituesin dhe e dyta ky është një koalicion i së ardhmes”, deklaroi Arjanit Hoxha, sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA.

Koalicioni LSDM-Lëvizja BESA do të fiton në zgjedhjet parlamentare, në të cilën do të fiton koncepti “një shoqëri për të gjithë”, tha sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski.

“Koalicioni fitues i LSDM-së dhe Lëvizjes BESA pretendon të fiton më shumë mandate në njësinë e gjashtë zgjedhore, e cila është matësja kryesore për legjitimitetin nga shqiptarët. Koalicioni do të shënon fitore bindëse më 12 prill, ndërsa rindërtimi i regjimit, kriminalitetit dhe izolimit do të mposhten”, porositi Nikollovski. Ai shtoi se guximi dhe vizioni që e demostron me koalicionin parazgjedhorë me Lëvizjen BESA do të shpërblehet nga votuesit në zgjedhje.

Baby Boo