Nuk ndalojnë kritikat e hoxhallarëve ndaj funksionimit të keq të BFI-së dhe BDI-së. Kështu, së fundmi për këtë çështje ka folur hoxha, apo ish – imami në xhaminë e “Mustafa Pashës”, Miftar Islami.

“Vijat e kuqe dhe lista e zezë e popullit
Thuajse katër vite po jetojmë nën një presion të paparë nga regjimi i Sulejman Rexhepit, ndjehem krenarë që asnjë milimetër nuk kam lëvizur nga parimi për një BFI të pastërt nga përkrahësit e krimit edhe pse shpeshherë më kanë shpifur deri në atë masë saqë të vëndojnë edhe vija të kuqe se kinse une nuk duheshka ti sherbej xhemateve sepse jam i rrezikshem per Sulejman Rexhepin. Krenohem me popullin tim që e din më së miri t’i bën listat e zeza dhe t’i vendon vijat e kuqe. Sulejman Rexhepi dhe klani i tij tanimë kanë vijat e kuqe të popullit tim te pastert. Ata që sot nuk kanë guximin ta luftojnë të keqen, nuk do ta kenë guximin që nesër ta mbrojnë të vërtetën!“, shkruan Islami.