Hoxha Halil Kastrati, përsëri kërkon ndihmën tuaj!


Hoxha tashmë i famshëm nga Prizreni, për aktivitetet e tij humanitare, siç është raportuar edhe më parë këto ditë, ka të sëmurë rënd djalin e tij, Uvejsin, dhe i njëjti po trajtohet për shërim.

Vet hoxha Halil Kastrati përmes një njoftimi ka bërë të ditur edhe detaje nga sëmundja e djalit të tij, për të cilin ka treguar se është duke u trajtuar në një klinikë në Beograd.

Por sot në një fotorgrafi në facebook, ka kërkuar edhe njëherë që t’i ndihmojmë me lutje për shërimin e djalit të tij.

Hoxha Kastrati ka bërë të ditur se problemi shëndetësor që ka djali i tij, lidhet me shikimin, i cili po i humb, dhe shpresat janë te terapia, nëse ajo do të arrijë të reagojë, për të ja kthyer atë.

“Ne kemi shprehur se kemi nevojë për lutjet e juaja dhe kjo fjalë e imja ka marre vërshime të mëdha të lutjeve. Djali e ka një terapi shumë të rënd, bëhet fjalë për një damar të trurit e cila ja ka hup shikimin krejt, edhe varet prej terapisë nëse reagon atëherë do të këtë shpresa për të, e nëse jo atëherë çka ka deshtë zoti”, ka thënë Kastrati.

Hoxha Halil Kastrati është i njohur me organizatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila përveç me ushqim, shumë skamnorë ka ndihmuar edhe me ndërtim të shtëpive, përmes mjeteve që i dhurojnë qytetarët kosovarë nga vendi dhe diaspora.

Baby Boo