Hoxha: “Do të vazhdojë bashkëpunimi me ASh-AAA-në”


Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha teksa ka komentuar veprimin e deputetit Kastriot Rexhepi për mosmarrje pjesë në seancën e sotme për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”, ka folur edhe për veprimet e mëtutjeshme të Besës.

Ka njoftuar se bashkëpunimi me koalicionin opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të vazhdojë.
“Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN! Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rrënimin e fundit të këtij regjimi”, shkroi mes tjerash Hoxha në Facebook, transmeton TV21.

Baby Boo