Hoxha: Çka feston BDI? Ikjen masive të shqiptarëve apo vrasjen e shpresës së rinisë


Zëdhënësi i partisë opozitare Lëvizja BESA, Arianit Hoxha ka shkruar një status në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka akuzuar partinë shqiptare BDI si vrastare të shpresës së të rinjve dhe shkaktar të ikjes masive drejt gurbetit, shkruan InfoShqip.

Ai ka akuzuar BDI-në se si shkak i politikave të saja të gabuara ka bërë që shqiptarët sot të jenë rrugëve të gurbetit shkaku i mos prespektivës në vendin e tyre, ai kërkon që të i jepet fund politikës së BDI-së njëherë e përgjithmonë.

Statusi i plotë i Arianit Hoxhës.

“Cila është festa që BDI po i pregatit shqiptarëve!?

🗣Largimi i mijëra të rinjëve nga vendlindja si pasojë e politikave të gabuara!

📍Partizimi i skajshëm i institucioneve, respektivisht favorizim i atyre që janë me “nënën parti” dhe dëbimi i gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe!

❌Vrasja e shpresës së rinisë shqiptare, nuk mund të kompenzohet me këngë dhe valle.

🛑Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle!

✅Koha është që ti themi STOP këtij nënçmimi që po na bëhet si popull.”, ka shkruar ai.

Baby Boo