Hoxha: “Basha, ministër i Ramës”


Të enjten e 20 Janarit, presidenti Ilir Meta dekretoi mbajtjen më 6-mars të zgjedhjeve vendore në 6 bashki të vendit të mbetura pa kryetar. Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Edhe në këto zgjedhje, duket se Partia Demokratike do të futet e përçarë. Lisandër Hoxha, ish-nënkryetari i FRPD, zgjodhi të sqarojë se ka dy palë. Njëra, sipas tij është grupi i Rithemelimit, të cilin ai e konsideron si Partia Demokratike dhe pala tjetër kryesohet nga kryedemokrati Basha, të cilin e quan si ministër të Ramës.

“Në radhë të parë të qartësojmë çfarë janë ato, çfarë jemine. Janë dy palë. Është Partia Demokratike, opozita e vendit, pala tjetër, me siguri jua them këtë, kryesohet nga Lulzim Basha, që është ministri për opozitën i emëruar në qeverinë ‘Rama’, i cili do të mundohet të bëjë pengesa maksimale demokratëve që vendi të mos ketë një opozitë,mos të ketë konkurencë politike, por të ketë gjithçka në marrëveshje me njëri-tjetirn dhe ta bëjë Shqipërinë kshu siç është sot.”

Baby Boo