Hoxha: Ata që ia prishën DUI-të “sojuzin” me VMRO-në, janë të njëjtët që garantojnë koalicionin fitues dhe qeverisës BESA-LSDM


Sekretari Gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha në Facebook, ka reaguar rreth panikut të BDI-së pas formimit të koalicionit LSDM-BESA.

Hoxha thotë se BDI-ja vet e ka shkel parimin fituesi me fituesin dhe se ata me “sojuzet” e tyre krijuan monstra politike si Nikolla Gruevski që për 8 vite bashkë qeverisje VMRO-DPMNE & ДУИ nëpërkëmbën gjithçka që ka të bën me shqiptarët. Më tej Hoxha deklaron se këtë koalicion e garantojnë ata të cilët e prishën “sojuzin” e VMRO-së me DUI-në.

Ja postimi i plotë:

“Nuk ja vlen të komentohen deklaratat e eksponentëve të ДУИ-t, sidomos kur flasin ende për parimin e fituesit që vet e shkelën, aq më tepër kur shqiptarët i kanë dhënë edhe 20 deputetë por ata me “sojuzet” e tyre krijuan monstra politike si Nikolla Gruevski që për 8 vite bashkë qeverisje VMRO-DPMNE & ДУИ nëpërkëmbën gjithçka që ka të bën me shqiptarët. ДУИ shumë mirë e di se ata të cilët ja prishën “sojuzin” me VMRO-DPMNE janë të njejtit që garantojnë koalicionin fitues dhe qeverisës BESA-LSDM. Mos keni frikë nga të qenurit opozitë pasi që kjo mund t’ju ndihmojë të pastroheni nga krimi dhe korrupsioni që ju ka mbuluar deri në fyt”, shkruan Hoxha.

Baby Boo