Hoti u bën thirrje deputetëve ta mbështesin mocionin: Ne nuk kemi hyrë në Qeveri si qeragji por si zot shtëpie


Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti u ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se kjo qeveri nuk ka qenë vetëm e VV-së. Kurti me shkarkimin e Veliut, sipas Hotit, ka shkarkuar edhe veten. Ai tha se VV-ja u bë shkaktari kryesor për prishjen e marrëdhënieve me ShBA-në.

“Me 6 tetor ju dha besimi nga ana e juaj këtë koalicioni që të nisnim një kapitull të ri dhe të integrimit të plot të të gjitha komuniteteve. Ne planifikonim një kapitull të ri në arenën ndërkombëtare. Angazhimi ynë në këte qeveri ishte i sinqertë dhe kjo nuk ishte qeveri e Kurti por ishte e VV-së dhe LDK-së. Ne nuk kemi hyrë si qeragji por si zotë shtëpie bashkë me VV-në për t’i dhënë vendit një perspektivë të re por, kjo nuk doli e vërtet. Heqja dorë e Kryeministrit u bë pengesa kryesore e kësaj qeveri në dëmtimin e raporteve me ShBA-në. Gjatë kësaj kohë për heqjen e tarifës si LDK i kemi kërkuar partnerit tonë dhe nuk kemi parë sinqeritet nga ana e tyre për të qeverisur sëbashku. I mbështetur për muri nga kërkesat amerikane dhe të gjendur në këtë situatë përmes shkarkimit të Veliut, LDK-ja u bind se Kurti po kërkon shkarkimin e vet. Përmes veprimeve të tilla bëhet e qartë se Kurti nuk dëshiron raporte partneriteti dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Mocioni ynë është i mbështetur. Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështrsin këtë mocion”, tha Hoti.

Baby Boo