Hoti: “Po më thërrasin shumë nga Lugina, Kukësi, Shkupi e Tetova – vendimi për tri doza i pakuptimtë”

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se po merr shumë mesazhe e thirrje nga Kukësi, Lugina, Shkupi e Tetova lidhur me vendimin për tri dozat për të hyrë në Kosovë.
Ai thotë se ky vendim është i pakuptimtë dhe se ‘duhet të ndryshohet menjëherë’.

Baby Boo

Hoti shkruan:
Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.

Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.
Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.
KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË.