Hoti përsëri i thotë ca fjalë kundër Haradinajt, për protesta askush nuk flet


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe njëherë për rrëzimin e qeverisë, me ç’rast ka thënë se rruga e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza mbetet mocioni. E megjithatë vetëm këtë rrugë ka përmendur për rrëzimin e qverisë që duket e vështirë.

Kjo opozitë deri më sot nuk ka organizuar asnjë protestë kundër Ramush Haradinajt.

“Ne morëm pjesë në këtë tryezë sepse ne i kemi inicuar këto tryeza. Tema që është caktuar sot për dialogun është temë me shumë interes, por këto tryeza kanë një qëllim tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza”, ka deklaruar ai pas përfundimit të tryezës së PSD-së.

Sipas tij, vendi aktualisht është në një krizë të thellë politike e institucionale.

“Vendi është në krizë të thellë, gjatë ditës së djeshme kuvendi nuk ka pasur fare kuorum. Ne do te vazhdojmë nismën tonë për ta rrëzuar këtë qeveri. Rruga e vetme po duket që do të mbetet mocioni”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, tryeza e sotme ku u diskutuar për dialogun përfundoi pa një konsensus mes partive.

Baby Boo